Lajmet e fundit

Analisti Gëzim Mekuli : Kundërshtarët e Komandantit Haradinaj janë Komunista

Analisti politik , Gëzim Mekuli sot në rrjetin e tij facebook reagonë ndaj deklaratave të Gazmend Muhagjerit , për ta kuptuar Kosovanews.info , ju sjellë shkrimin e tijë të plotë :

Ja postimi në facebook  nga Gëzim Mekuli :

Nuk po mërzitem për z. Haradinaj!

Anëtarët e partisë komuniste jugosllave, ish-pushtetarët e sistemit komunist jugosllav si dhe ndjekësit e idealeve të Josip Broz Titos janë “çuar në këmbë” kundër strategut,” trurit dhe muskujve” të UÇK-së, z. Haradinaj!

A është e mundur kjo?
Po, kjo është e mundur, biles edhe kanë të drejtë!

Por, unë kam një pyetje të madhe:
Si është e mundur që UÇK-ja të shkatërrohet nga vet UÇK-ja? A ka shembull më të veçant në botë që një ushtri “t’a bombardoj” e “t’a minoj” ushtrnë e vet? Jo, sigurisht që nuk ka të tillë….

Të nderuar lexues:
Më thuani si është e mundur që luanin e UÇK’së në fushëbetejë e mbrojtësin superior në paqe të institucionit UÇK, në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, t’a sulmojnë, t’a nënçmojnë e t’a akuzojnë (rrejshëm) edhe “shokët” dhe bashkëveprimtarët e UÇK-së?

Të nderuar lexues,
fare nuk çuditem për faktin se, përse LDK-ja dhe Isa Mustafa është kaq afër me mendimet dhe akuzat e Rada Trajkoviqit dhe listës “Srbska”, në shigjetimin kundër z. Haradinaj.
Është tjetra; unë merakosem e po mërzitem se si opinioni publik, mediat, kronistët dhe historianët po heshtin e po bëhen bashkëpjesëmarrës pasiv në këtë aktakuzë të ish-jugosllavëve.

Partia më e madhe në Kosovë, PDK, anëtarët e sajë si dhe gazetarët dhe mediat e kësaj partie, anëtarët e shumtë të kësaj partie, që dhanë kontribut të madh në çlirimin e Kosovës nga politikat teroriste serbe, do të bënin mirë që të rishikonin hapërimin e tyre politik dhe ecajakjen e tyre të sotme.

Heshtja për interese partiake e karieriste dëmton edhe vet institucionin UÇK. Heshtja e juaj për formimin e parashtetit serb, ZAJEDNICA, apo edhe pjesëmarrja në fyerje e në ndërskëmca kundër heroit të gjallë, Z. Haradinaj, na dëmton shumë.

Shkurtëpamësia politike po e dëmton edhe projektin tonë historik e demokratik. Kjo që po ndodhë sot po bie në dyshim edhe dëbimin e 800,000 shqiptarëve nga Kosova; sulmi ndaj z. Haradinaj (UÇK) do të ringriste dyshimin për vrasjen e mbi 16,000 shqiptarëve nga shteti serb, nga të cilët ranë mbi 2,400 luftëtar të UÇK-së.
Sulmet që po i bëhen komandantit, që qëndroj e luftoj me aq burrëri, do të ngjallnin dyshime edhe për zhdukjen e rreth mijërave njerëzve.

Ju, të nderuar, (pavarësisht partisë politike) po bëni atë që nuk arriti ta bënte asdhe propaganda e fuqishme serbe: Ju, duke ndihmuar apo duke heshtur, për këto sulme e “akuza” të komunistëve jugosllavë, po ngjallni dyshime edhe për dhunimin e mbi 20.000 femrave shqiptare. Ju “qeveritarë”, me qëlim apo pa qëllim, po e ndihmoni propagandën dhe politikën serbe për ta rimarrë Kosovën.

Më besoni, të nderuar lexues, unë nuk po mërzitem edhe aq për Ramush Hardinajn si përson e as si indivd, sepse ky nuk ka nevoj për mbrojten time, (unë nuk jam avokat), por mua po më çahet zemra e po mërzitem shumë për ardhmërinë e Nokës, për fëmijët tanë, për popullin, për edukimin, për arsimimin dhe për bashkëjetesën e kulturave që frymojnë në hapsirën e shqiptare.

Ju, “kundërharadinajt” po na merni n’qafë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.