Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se përjashtimi i Giorgio Chiellinit, e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, në fitoren e mbrëmshme 2-1 ndaj Juventusit.
Gjyqtari Manuel Grafe vendosi t’i tregojë italianit drejtpërdrejtë karton të kuq, për një ndërhyrje të padëshirueshme në Cristiano Ronaldon. Dhe, Ancelotti mendon se largimi i Chiellinit e bëri më të lehtë për Realin ta ruajë avantazhin deri në fund.
“Ndeshja ndryshoi. Ka pesë gjyqtarë, pastaj ata vendosën ta ndëshkojnë Juventusin dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, ka thënë Ancelotti, për të vazhduar të komentojë ndeshjen.
“Ne kemi mundur të luajmë më mirë, por fitorja është ajo që është e rëndësishme për ne. Skuadra është plot vetëbesim dhe zhvillohet mirë. Është një rezultat i mirë. Ne e fituam ndeshjen pasi luajtëm mirë për një orë, pastaj u ngadalësuam”, ka shtuar italiani.