Carlo Ancelotti ka treguar arsyen se pse Mourinho u shkarkua nga Chelsea.
Roman Abramovich shkarkoi Mourinhon nga posti i trajnerit javën e shkuar.
Ndërsa, Ancelotti, i cili është zyrtarizuar si trajneri i Bayern Munchen që prej sezonit të ardhshëm, beson se arsyeja pse Mourinho e humbi punën ishte për shkak se ai dështoi të motivonte lojtarët.
“Gjëja më e vështirë për një trajner është të motivojë skuadrën. Në ekipin e Chelseat mungoi motivimi, dhe Mourinho pagoi për këtë”, përfundoi Ancelotti./KOSOVA NEWS