Delegati në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se koalicioni i LDK-së me PDK-në e ka zbehur vullnetin e elektoratit të LDK-së.
Këto komente, Rugova i bëri në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ku shtoi se as Kosova dhe as LDK-ja nuk është ashtu siç do donte të shihte ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova kundërshtoi edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Presidencës dhe bëri thirrje deputetëve të LDK-së të mos votojnë pro Thaçit si President.