Lajmi shokues vjen nga revista “OK! Magazine”. Angelina Jolie ndodhet në gjendje shëndetësore tragjike.
Duke krahasuar disa fotografi të fundit me ato të disa viteve më parë, revista thekson se Angelina është dobësuar drastikisht dhe vijon të dobësohet vazhdimisht, qysh nga ndërhyrja e mastektomisë së dyfishtë, për të parandaluar rrezikun e kancerit në gjoks.
Në artikullin e kësaj reviste lexohet, “Pas ndërhyrjes kirurgjike, ajo ka marrë mjekime dhe një sërë seancash të tjera. Duket se mjekimet nuk shërbyen për gjë pasi sa vjen dhe ajo po rëndohet. Brad Pitt është gati sa të çmendet, sepse e shikon që dobësohet dhe rëndohet çdo ditë. Angelina nuk ha dhe nuk fle më prej disa kohësh, rrezikon vdekjen, është drejt fundit të saj”