Lajmet e fundit

Angelina Jolie flet për kancerin

Angelina Jolie Pitt mezi pret që të bëhet 50 vjeçare.

Aktorja e filmit Maleficient e cila është 40 vjeçare, ka thënë se pasi e ka kuptuar se e ka gjenin qe e rrit rrezikun për kancer dhe pasi që ka bërë mastektomi (operacioni i heqjes së gjinjve) e po ashtu i ka hequr edhe vezoret, ajo po provon që ta shohë të ardhmen me shumë optimizëm dhe e mendon plakjen si një arritje të sajën të madhe, shkruan People.

“Në familjen time gratë vdesin të reja. Edhe gjyshja ime edhe nëna ime janë sëmurë me kancer rreth të 40-tave”, ka thënë Angelina për revistën Vogue në numrin që do të publikohet në nëntor.

“Jam 40 vjeçare dhe mezi pres që të bëhem 50, sepse pastaj do ta di se ia dola”.

Edhe nëna edhe gjyshja e Angelina Jolie kanë vdekur nga kanceri në vezore.

Në fillim të këtij viti Angelina ka thënë se ajo i kishte hequr vezoret e saja me sugjerimin e doktorëve për shkak se i kanosej rreziku nga kanceri.

“Nëna ime ka vdekur nga kanceri ovarial në moshën 56 vjeçare ndërsa ishte sëmurë kur i kishte 49 vjet”, ka thënë Angelina Jolie.

Ajo gjithmonë ka folur publikisht për problemet e saja shëndetësore për shkak se dëshiron që t’i ndihmojë të gjitha gratë që vuajnë nga kjo sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.