Lajmet e fundit
“Angelina Jolie” shqiptare

“Angelina Jolie” shqiptare

Eralda Hitaj, moderatorja e programit muzikor të drekës “Select” në “Top Channel”, na prezantohet në këtë foto të parë familjare me partnerin e saj, Eleandro dhe djalin e tyre Amar, 1-muajsh.

Eralda, e cila po kalon ditët jashtë ekranit për të qëndruar pranë djalit të saj, shfaqet kështu në formë në këtë foto pas lindjes. Prezantuesja e “Top Channel”, e cila këtë vit, përveç punës në televizion, kishte dhe një rol në kinema në filmim triller ”Millenium”, ka premtuar se do t’i rikthehet shpejt punës në televizion.

Në këtë foto të parë si mama, ajo duket se nuk ka ndryshuar aspak në linjat e saj, fakt që do e bëjë më të thjeshtë rishfaqjen e shpejtë në publik. Amar, erdhi në jetë para një muaji në Tiranë, pas një lidhjeje shtatëvjeçare me futbollistin Eleandro. Çifti bashkëjeton dhe kanë planifikuar që mund të organizojnë një ceremoni të rezervuar martese tashmë që janë bërë prindër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.