Lajmet e fundit

Angli, refugjatët sirianë ndihmojnë për ndërtimin e mureve mbrojtëse kundër përmbytjeve

Refugjatët sirianë në Manchester, po ndihmojnë banorët vendas për ndërtimin e mureve mbrojtëse kundër përmbytjeve.

Ata janë shprehur të gatshëm të ndihmojë komunitetin që i ka hapur dyert atyre në kohërat më të vështira, shkruan The Independent, transmeton KOSOVANEWS.
Yasser Al-Jassem, i cili ka arritur në Evropë përmes Greqisë dhe më pas nga Franca ka vazhduar udhëtimin e tij në mënyrë klandestine për në Angli, është shprehur i gatshëm të ndihmojë pasi kishte parë në televizion imazhet e shkatërrimit që kishte shkaktuar përmbytja.

CXaC3l4WMAAxZv6

“Njerëzit në Manchester, janë treguar shumë të mirë ndaj nesh, prandaj mendoj se e vetmja mënyrë që t’iu kthejmë të mirën është që t’ju gjendemi në këto kohë të vështira,” është shprehur ai.

“Si refugjatë sirianë, ne jemi të nderuar që jemi pjesë e kësaj incitiave dhe që i vijmë në ndihmë një komuniteti të tillë. Kam vënë një mesazh për WhatsApp për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë nga përmbytjet dhe shumë refugjatë tjerë sirianë i janë bashkuar thirrjes sime,” ka shtuar ai, transmeton KOSOVANEWS
Në të gjithë Anglinë veriore është lëshuar paralajmërimi për përmbytje edhe më të mëdha, pasi pritet që Skocia dhe Irlanda të goditen nga stuhia ‘Frank’. Pritet që stuhia të sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe akoma më shumë shtrëngata. /KOSOVANEWS/

Leave a Reply

Your email address will not be published.