Lajmet e fundit
Ankesat e bizneseve kryesisht në dogana janë për vlerësimet e mallrave…

Ankesat e bizneseve kryesisht në dogana janë për vlerësimet e mallrave…

Doganat e Republikës së Kosovës si institucion kryesor për mbushjen e arkës së shtetit në emër të luftimit të informalitetit në shumicën e rasteve po bëjnë rritjen e çmimeve edhe për biznese formale.

Kështu tha për “KosovaPress”, pronari i kompanisë ETC, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi. Ai po ashtu tha se kjo formë e ngritjes së çmimeve “ad hock” pa koncept dhe pa arsyetim është shumë e dëmshme për qytetarët. Ndërsa përfaqësues të doganave pranojnë se ankesat kryesore të bizneseve lidhen me vlerësimin e mallrave.

Ai po ashtu tha se me këto politika që zbaton dogana largohen edhe investitorët e huaj.

Sipas tij, doganat duhet të luftojnë informalitetin e vërtetë dhe ata të cilët me të vërtet i kanë zvogëlua faturat si në sasi si në çmim e jo të luftohet biznesi formal.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganave të Kosovës tha se ankesat e bizneseve kryesisht në dogana janë për vlerësimet e mallrave.

Ai po ashtu tha se Dogana nuk bënë dallime të bizneseve.

Ndërsa ish-ministri i financave Haki Shatri tha se në momentin kur Qeveria bën presion tek institucionet që mbledhin të hyra për buxhet, atëherë ato janë të detyruara të bëjnë presion tek bizneset.

“Doganat kanë mundësi që në ç’do formë të realizojnë të hyra ndoshta edhe para kohës kur bizneset nuk i planifikojnë fare”, tha Shatri përmes telefonit.

Buxheti i Kosovës kryesisht është i varur nga të hyrat e doganave që pjesën kryesore të mbledhjes së taksave dhe akcizës i realizon nga importi i cigareve, naftës dhe produktet ushqimore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.