Lajmet e fundit

Anonymous: ISIS sot do të sulmojë tetë shtete?!

Grupi i hakerëve, Anonymous, pretendon se i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) po organizon për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Parisin, Indonezinë, Italinë, Libanin, sot ditën e dielë.

Grupi Anonymous i cili ka shpallur luftë ndaj ISIS-it, ka publikuar një deklaratë duke thënë se nga grupi i terroristëve ISIS, planifikohen të kryhen  komplote të reja terror.

“Të gjitha provat u janë dërguar autoriteteve zyrtare në gjithë globin dy ditë më herët, dhe është përgjegjësia e tyre të ndërmarrin diçka në lidhje me këtë. Ne marrim përgjegjësi vetëm që t’i njoftojmë qytetarët ( në rast se autoritete nuk bëjnë asgjë për këtë”, thuhet në njoftimin e këtij grupacioni i cili nuk ka lidhje me organizata shtetërore por që ka ndikimin e madh në to pasi që ka qasje në çdo gjë që lëvizë në internet.

Pretendohet se terroristët kanë planifikuar të kryejnë të paktën tetë sulme ditën e diele kanë bërë të ditur agjensitë e lajmeve botërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.