Një tjetër paralajmërim i Anonymous për të shpërthyer luftën-kibernetike kundër Isis. Kësaj here thirrja e betejës është lënë për të premten.
“Ju kërkojmë të na ndihmoni që ta luftojmë Isis. Nuk ka nevojë të jesh pjesë e Anonymous, mund ta bëjnë të gjithë”, ka qenë thirrja e hakerave që përdorën foljen “to troll”, që në zhargonin e internetit do të thotë “të pengosh komunikimin, të provokosh”.
Në mesazhin e shpërndarë grupi i kërkon përdoruesve të përdorin hashtag si #Daesh dhe #Daeshbags dhe të publikojnë “foto që i përqeshin” xhihadistët.