Lajmet e fundit

Antibiotikët, cilat janë efektet anësore

Një përdorim i gabuar i antibiotikëve mund të provokojë probleme të ndryshme në shëndet. Efektet anësore të tyre janë të shpeshta dhe duhet që pacientët të pyeten kryesisht për alergji ndaj medikamenteve. Farmatologia Aida Keci shpjegon se në cilat raste nuk duhen përdorur antibiotikët.

Kur duhen përdorur antibiotikët?

Përzgjedhja e terapisë me antibiotikë përbën sintezën e të gjitha të dhënave (klinike dhe laboratorike). Këto të dhëna konsistojnë në marrjen e saktë të anamnezës, në vlerësimin klinik të rastit bashkangjitur të dhënave laboratorike që lidhen me procesin infeksioz, si dhe me organizimin në përgjithësi. Vlerësimi kritik i ecurisë së terapisë në pjesën më të madhe të rasteve duhet të justifikojë përzgjedhjen e tij. Mosrespektimi i këtyre kërkesave mund të çojë në konkluzione që përmblidhen rreth idesë se antibiotiku më i fortë është më i mirë, duke hapur rrugën e përdorimin abuziv të antibiotikëve me pasoja negative në trajtimin e infeksionit e më gjerë. Mjeku dhe farmacisti duhet ta trajtojë me kujdes këtë anë të rëndësishme duke u mbështetur në njohjen e procesit infeksioz dhe vetive të antibiotikëve.

Cilat janë rastet konkrete, kur nuk duhen përdorur antibiotikët?

Në rastet virale të lehta nga ato që Përdorimi i gjerë dhe pa kriter i antibiotikëve vepron si një ndër faktorët më të fuqishëm në përhapjen e rezistencës bakteriale. Farmatologia Aida Keci shpjegon se në cilat raste nuk duhen përdorur ilaçet

Antibiotikët, cilat janë efektet anësore dhe si të veprojmë

njihen si gjendje gripale të cilat shoqërohen me temperaturë, djersitje, dhimbje trupore dhe debulesë, të cilat zakonisht zgjasin 3-5 ditë, nuk duhet të përdoret antibiotiku. Këto simptoma në shumicën e rasteve kalojnë pa u komplikuar dhe në këto raste si pacientët si mjekët duhet të tregohen të kujdesshëm në mospërdorimin e menjëhershëm të antibiotikëve.

Si duhet ta kuptojmë dhe me çfarë ka të bëjë konkretisht keqpërdorimi i antibiotikëve?

Keqpërdorimi i antibiotikëve konsiston në marrjen e tyre pa u bërë një vlerësim i saktë i gjendjes infeksioze, pra në marrjen e gabuar të tyre. Një tjetër formë e keqpërdorimit të anti- Keqpërdorimi i antibiotikëve konsiston në marrjen e tyre pa u bërë një vlerësim i saktë i gjendjes infeksioze, ose në rastin kur pacientët nuk respektojnë orarin e marrjes biotikëve është edhe në rastin kur pacientët nuk respektojnë orarin e marrjes (intervalin nga doza në dozë), kohën e administrimit (para ose pas ushqimit) dhe zgjatjen ditore të përdorimit (përdorimi për një kohë më të shkurtër se më të gjatë) nga sasia e përcaktuar nga mjeku.

Cilat janë efektet anësore të shkaktuara nga antibiotikët?

Gama e efekteve anësore të shkaktuara nga antibiotikët është shumë e gjerë. Ato shpesh janë të lehta dhe kalimtare, por ka raste kur komplikohen. Si efekte të padëshirueshme mund të përmendim: mbindjeshmërinë ndaj antibiotikut që mund të manifestohet në reaksione alergjike, si: të kruara, urtikarie, eritemë multiforme etj. Më pas kemi çrregullime gastro-intestinale, si: të përzjera, të vjella, diarre, kapsllëk. Në efektet e sistemit nervor qendror përmendim: dhimbje koke, marrje mendsh, parestezi. Mund të vërehen ndryshime në funksionin hepatik dhe renal (mëlçisë dhe veshkave), të cilat manifestohen me ndryshime laboratorike. Shpesh përdorimi i zgjatur i antibiotikëve bën shfaqjen e mykut. Disa faktorë që ndikojnë në efekte anësore të antibiotikëve janë edhe mosha, gjinia, gjendja patologjike dhe ajo psiko-emocionale e pacientit. Ç’ndodh nëse antibiotikët nuk merren si duhet?

Ky problem ka dy këndvështrime: Së pari, është zgjedhja e antibiotikut jo të përshtatshëm ose, më saktë, jo specifik për trajtimin e patologjisë. Kjo çon në një mosmjekim dhe në rëndim të gjendjes së pacientit. Së dyti, mosrespektimi i dozave të përcaktuara nga mjeku, orareve dhe formës së marrjes së antibiotikut, gjë që çon shfaqjen e efekteve anësore me një intensitet më të lartë deri edhe në toksicitet.

Kur bakteret bëhen rezistent ndaj antibiotikëve?

Përdorimi i gjerë dhe pa kriter i antibiotikëve vepron si një ndër faktorët më të fuqishëm në përhapjen e rezistencës bakteriale. Trajtimi me antibiotik asgjëson ose frenon shumëzimin e baktereve të ndjeshëm ndaj tij, ndërkohë që nuk arrin të veprojë në mutantët rezistent, si dhe në florën bakteriale rezistente. Efekti selektues i baktereve rezistente nga presioni i antibiotikëve është elementi bazë në përhapje e rezistencës bakteriale. Frekuenca e shtameve rezistent është maksimale

Efektet negative gjatë shtatzënisë

Në tremujorin e parë të shtatzënisë vetëm grupi i penicilinave mund të përdoret i racionuar, klasat e tjera janë të përjashtuara për shkak të efekteve anësore. Gentamicina të jep ototoksicitet, tetraciklina jep dëmtim të kockave, grupi i kinoloneve (ciprinoli, norfloxacina etj) japin dëmtim të fetusit, duke frenuar zhvillimin apo dhe i shumë antibiotikëve të tjerë. Vetëm rastet kur antibiotikët do të rekomandohen nga mjeku si e vetmja alternativë për të luftuar një sëmundje të caktuar, atëherë mund të jetë i lejueshëm përdorimi i tyre, por rreziku mbetet sërish i lartë. Pjesa më e madhe e sëmundjeve që shfaqen gjatë shtatzënisë janë sëmundje virale, si: bronkit, i ftohtë, grip apo dhimbje grykësh dhe normalisht kalojnë vetë pas pak kohësh pa qenë nevoja e ilaçeve. në mjediset spitalore, veçanërisht në repartet e djegies, përkujdesit intensive dhe urologjie.

Pse antibiotiko-rezistenca është problem për shëndetin?

Në ditët tona ky është një problem madhor për vetë faktin se në tre dekadat e fundit janë zbuluar vetëm dy antibiotikë të rinj, ndërkohë që evolucioni bakterial është me hapa galopante. Kjo do të thotë që bakteret po fitojnë luftën me antibiotikët, gjë që është kërcënuese.

Çfarë mund të bëhet për të zgjidhur këtë problem?

Sot është një luftë e madhe nga firmat farmaceutike ndaj mjekëve për përshkrimin më të madh të antibiotikëve. Ajo që ngelet detyrë e gjithë personelit mjekësor, duke filluar nga mjekët, farmacistët është përdorimi sa më racional i kufizuar dhe konkret i antibiotikëve, sipas patologjisë përkatëse. Një tjetër detyrë është edhe ndërgjegjësimi i pacientëve nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese mediatike dhe më gjerë për mosvetëmjekimin me antibiotikë, si dhe zhvillimi i protokolleve të tilla mjekësore që e ndalojnë farmacistin të mjekojë me antibiotikë pa përshkrimin përkatës nga mjeku.

Si mund ta cilësojmë situatën e përdorimit të antibiotikëve tek ne?

Mund të themi se deri diku situata paraqitet dramatike. Kemi gjithmonë edhe më shumë individë që vetëmjekohen me antibiotikë jo të përshtatshëm për sëmundjen që kanë. Gjithmonë edhe më shumë kemi pacientë të pabindur që mjekohen deri në momentin e zhdukjes së simptomave duke e lënë mjekimin në gjysmë dhe pa përfituar të mirat e kërkuara të antibiotikut. Gjithashtu kemi një përshkrim pa kriter të antibiotikëve nga ana e mjekëve dhe farmacistëve të cilët janë nën presionin e firmave farmaceutike në këmbim edhe të të mirave personale. Pra, na nevojitet urgjentisht një protokoll për të vendosur përdorim racional të medikamenteve të lançuara në treg dhe sidomos antibiotikëve.

OBSH ka publikuar një paralajmërim ku njoftoj se tani kemi hyrë në një periudhë “post antibiotik”. Ç’do të thotë kjo? Sa serioz është ky problem?

Ashtu sikurse u tha më lart, gjendemi përballë faktit ku luftën bakter-antibiotik tashmë e kanë fituar bakteret. Shumë shpejt specia njerëzore rrezikon ekzistencën. Ajo që na ngelet të bëjmë, është përdorimi sa më racional i antibiotikëve. “Filozofët e mjekësisë” kanë arritur në përfundimin se rruga për të shmangur këtë luftë nuk është t’i vrasim bakteret, por të bashkëjetojmë me to. Të gjendet një rrugë e ndërmjetme, pra një simbiozë. Pesë mite rreth sëmundjeve të zemrës Ja 5 nga idetë e gabuara që do ju bëjnë të zgjidhni rrugën e duhur për një zemër të shëndetshme.

Pesë mite rreth sëmundjeve të zemrës

Ja 5 nga idetë e gabuara që do ju bëjnë të zgjidhni rrugën e duhur për një zemër të shëndetshme

Në dekadat e fundit kemi mësuar shumë rreth shkaqeve të sëmundjeve të zemrës, si dhe parandalimit të tyre. Por shumë njerëz kanë ide të gabuara lidhur me faktorët e riskut për sëmundjet e zemrës. Ja cilat janë 5 nga idetë e gabuara, si dhe faktet që do ju bëjnë të zgjidhni rrugën e duhur për një zemër të shëndetshme, sipas studimeve të kryera nga Shkolla e Harvardit.

Miti 1:

Nëse ke sëmundje të zemrës, duhet ta merrni me qetësi Për shumicën e njerëzve me sëmundje të zemrës jeta sedentare (pa lëvizur) është një ide e keqe. “Kjo mund të çojë në mpiksjen e gjakut në këmbë dhe në rënie të gjendjes së përgjithshme fizike”, thotë kardiologu dhe profesori i Shkollës Mjekësore të Harvardit, dr. Riçard T. Li. Aktiviteti fizik ndihmon në forcimin e muskujve të zemrës, përmirëson lëvizjen e gjakut në tru dhe mbi të gjitha përmirëson gjithë shëndetin. Ç’mund të bëni: Pyesni doktorin tuaj se cilat ushtrime janë të duhurat për ju dhe sa shumë duhet të bëni. Shumë njerëz ecin dhe ecja është e mirë për zemrën.

Miti 2:

Është normale të kesh tension të lartë kur plakesh Tensioni i lartë i gjakut priret të rritet me kalimin e moshës, por kjo nuk do të thotë që është gjë e mirë. Ajo ndodh, sepse muret e arterieve ngurtësohen, ndërsa vitet kalojnë. Ky ngurtësim e bën zemrën të pompojë më fort. Ky pompim i gjakut i dëmton muret e arterieve me kalimin e kohës. Muskujt e zemrës që kanë punuar fort, janë më pak të efektshme dhe sforcohen edhe më shumë për të plotësuar nevojat e trupit për gjak. Kjo vijon të dëmtojë arteriet dhe shton yndyrnat në muret e arterieve. Në këtë mënyrë rritet tensioni i lartë i gjakut dhe shtohet rreziku për atak kardiak. Ç’mund të bëni: Kontrolloni tensionin e gjakut. Nëse është mbi 140/90, pyesni doktorin se ç’duhet të bëni që ta ulni.

Miti 3:

Mund ta ulni rrezikun për sëmundjet e zemrës me vitamina dhe shtesa ushqimore Vitaminat antioksiduese E, C dhe betakaroteni janë faktorë që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gjithsesi, studimet klinike për shtesat ushqimore të këtyre vitaminave ose kanë dështuar të tregojnë të mirat që mund të vijnë prej tyre, ose nuk ka pasur asnjë përfundim domethënës. Shoqata Amerikane e Zemrës ka deklaruar se nuk ka asnjë provë shkencore që të tregojë se shtesat ushqimore parandalojnë ose trajtojnë sëmundjet kardiovaskulare. Ç’të bëjmë: Trupi thith dhe përdor vitaminat dhe mineralet sidomos kur ato merren përmes ushqimit. Për të siguruar vitaminat dhe mineralet që keni nevojë, mos blini shtesa ushqimore të gatshme, por hani një gamë sa më të gjerë ushqimesh të çdo lloj ngjyre të ylberit.

Miti 4:

Sëmundjet e zemrës prekin më shumë burrat Që nga viti 1984 më shumë gra se burra kanë vdekur nga sëmundjet e zemrës. Këto të fundit po konsiderohen si shkaku kryesor i vdekjes së grave mbi 65 vjeç, si dhe shkak kryesor për burrat. Pas daljes në pension, 70% e burrave dhe grave kanë probleme kardiovaskulare, të cilat përfshijnë sëmundje të arterieve koronare, atake, si dhe tension të lartë. Rreziku vazhdon të rritet në moshën 80 vjeç, kur preken 83% e burrave dhe një përqindje akoma më e lartë e grave, 87%. Ç’mund të bëni: S’ka rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kërkojini doktorit që t’ju bëjë një kontroll të plotë të zemrës që përfshin matjen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Pastaj ndiqni këshillat e mjekut.

Miti 5:

Nëse keni sëmundje të zemrës, duhet të hani sa më pak yndyrna Është e vërtetë që duhet të hamë ushqime me pak yndyrna. Por ka disa lloje yndyrnash, të tilla si yndyrnat e pangopura në vajrat vegjetalë dhe ushqime të tjera që janë të shëndetshme. Në fakt, ngrënia dy herë në javë e peshkut të pasur me acide yndyrorë omega-3 si salmoni, mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ç’mund të bëni: përfshini në dietën tuaj produktet e qumështit me pak yndyrna, peshq të pasur me yndyrna omega-3, arra, lajthi, bajame, si dhe vaj ulliri. Nëse hani mish, sigurohuni që copat të jenë të vogla dhe, nëse përdorni mish shpendësh, hiqjani lëkurën.

Përgatiti Gridi Shehu

Shekulli

Leave a Reply

Your email address will not be published.