Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka kërkuar nga kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri që të anuloi tenderin për riparim të veturave për shkak të shkeljeve të mëdha që janë evidentuar gjatë procesit, raporton Infokusi.
Në vendimin e Kundër Korrupsionit të cilin e ka siguruar portali INFOKUSI, thuhet se në këtë proces të prokurimit, anti korrupsioni ka hasur në veprime të jashtëligjshme të cilat bien ndesh me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.
“Veprimet e Autoritetit Kontraktues bien ndesh me nenin 27 dosja e tenderit, nenin 28 specifikimet teknike, si dhe nenin 9 funksionet e njësise së kërkesës së udhëzuesit për prokurim publik”, thuhet në vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit. /infokusi.com