Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha e ka goditur fort zëdhënësin e qeverisë së Kosovës, Arban Abrashin. I pyetur në emisionin Interaktiv të KTV-së për deklaratat e Abrashit, i cili veprimet e Vetëvendosjes i krahasoi me ato të ISIS, Berisha tha se nuk merret me këta fëmijë.
“Dy janë njerëzit kryesor që vendosin, ata janë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Këta të tjerët që dalin, këta fëmijë, as që e vlen të merremi me ta”, ka thënë ai.