Seanca dëgjimore për 27 personat e akuzuar se kanë dëmtuar veturat e EULEX-it në vitin 2009 është anuluar pasi që nga 27 të akuzuarit Policia ka arritur që në gjykatore që të sjellë vetëm 6 prej tyre.
Pavarësisht prej urdhrit të Gjykatës Themelore asnjë nga të akuzuarit nuk ka ardhur vullnetarisht në Gjykatë.
Për shkak të kësaj gjyqtari Vesel Ismajli është detyruar të anulojë seancën për një datë të pacaktuar.
Në gjykatore prezent kanë qenë deputeti Glauk Konjufca, si dhe ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Rron Gjinovci si dhe katër persona tjerë.
Policia nuk ka mundur të gjejë as në shtëpi e as në zyrën e tij drejtori i Inspekcionit Xhelal Sveçlën, si dhe të akuzuar tjerë.
Ata akuzohen për dëmtim të pronës së EULEX-it, rast ky që ka ndodhur në vitin 2009me c’rast dhjetëra vetura të misionit evropian janë dëmtuar nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.