Policia e Kosovës kërkoi nga protestuesit e nesërm që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga veprimet e dhunshme.
Në një komunikatë ku shpjegoi veprimet e planifikuara për nesër, policia tha se me veprime të padhunshme protestuesit do t’i ndihmojnë vetes dhe forcave të rendit.
“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët do të kujdesen për rend dhe siguri publike,” thuhet në komunikatë.
Ndërsa opozita ka thënë se protesta do të jetë e qetë.