Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të premten , me anë të dy vendimeve të ndara, ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit, prej një muaji, ndaj të pandehurve Faton Topalli dhe Ismajl Kurteshi,
Në një komunikatë për media të kësaj gjykate bëhet e ditur se n ë të dy rastet Gjykata e Apelit, gjeti se gjykata e shkallës se parë, ka vepruar drejt, kur të pandehurve në fjalë, ua ka caktuar masën e paraburgimit, pasiqë ata sipas kësaj gjykate e kanë thyer masën e arrestit shtëpiak.
Faton Topalli po dyshohet nga na e prokurorisë se ka kryer veprat penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të pa autorizuar të armëve, Ndërsa, Ismajl Kurteshi, po dyshohet për veprat penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.