Diplomatët iranian të cilët gjenden në Arabinë Saudite kanë vetëm 48 orë kohë për ta lëshuar vendin. Kjo ka ndodhur pas acarimit të marrëdhënieve të dy vendeve pas ekzekutimit të klerikut shiit dy ditë më parë.
Qeveria Saudite njoftoi të dielën se marrëdhëniet diplomatike në mes mes të dy vendeve janë thyer.
Kështu Irani zyrtar e ka akuzuar Arabinë se po nxit tension në këtë rajon.
Këto dy vende janë fuqitë më të mëdha me Sunni dhe Shia, ndërsa janë kundërshtar edhe në konfliktet në Siri dhe Jemen.
Pas këtij afati prej dy ditësh dhënë diplomatëve iranian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që të ftohen gjakrat dhe të vazhdohet rruga diplomatike për normalizim.