Kryeministri i vendit, Isa Mustafa duket se sot ka pasur punë më të mëdha dhe më të rëndësishme se sa marrja me situatën politike në të cilin është futur vendi. Kjo të paktën është arsyeja që e ka dhënë , zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi. Sipas tij, ëshrë ri aranzhuar një takim i ri.
“Për shkak të obligimeve (nuk ka marrë pjesë në takim). Është ri- aranzhuar takimi me Jahjagën”, ka thënë Arban Abrashi për Gazetën Blic.
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, i kishte ftuar sot, për në orën 9:45, në një takim të përbashkët, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe kryeministrin Isa Mustafa, por ky i fundit nuk ka shkuar në takim.
Vendi tash e sa javë është futur në krizë institucionale për shkak se partitë opozitare e kanë bllokuar punën e Kuvendit, duke e paralizuar edhe funksionimin e jetës politike në vend.