Arben Ndoka dorezoi zyrtarisht ne Kuvend kerkesen per doreheqje nga mandati i deputetit. Kreu i parlamentit, Ilir Meta tha ne séance se Arben Ndoka kishte dorezuar personalisht tek ai kerkesen per doreheqje. Kaluan tashme dy muaj qe nga deklarata e Arben Ndokes se ai terhiqej nga posti i deputetit. Ne nje leter publike, Arben Ndoka pretendoi se ishte denuar padrejtesisht nga drejtesia italiane. Letra u publikua gjate negociimit te ligjit per dekriminalizimin mes socialisteve dhe demokrateve. Pak kohe me pare Arben Ndoka u padit nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive per fshehje te 1.5 milion euro pasuri.