Profesori i Shkencave Politike, Arben Qirezi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kontestoi se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Ai ka theksuar se pas kësaj marrëveshje duhet të vij dorëheqja e Qeverisë dhe shpallja e zgjedhje të reja, sepse ishte kjo qeveri që e nënshkroi këtë marrëveshje.
Reagimi i plotë i Qirezit:
Vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte nje kompromis, sepse megjithate lejon zbatimin e marreveshjes per asociacionin ne pikat qe nuk jane ne shperputhje me kushtetuten-sipas parimit ligjor, marreveshja do te duhej te binte ne teresi. Pavaresisht kesaj, ky vendim duhet te pasohet me doreheqjen e Qeverise se Kosoves dhe me shpalljen e zgjedhjeve te reja, sepse ajo nenshkroi nje marreveshje kunderkushtetuese te cilen e mbrojti me dhune te papare shteterore kunder opozites e cila sic po del, ka vepruar ne mbrojtje te Kushtetutes se Kosoves. Me nje fjale, ky vendim nuk I ka lene asnje pike legjitimiteti kesaj qeverie dhe eshte ne te mire te Kosoves qe ajo te dorehiqet sa me pare dhe te mbahen zgjedhjet e parakohshme.