Prishtina, kryeqyteti ynë po shkelqen prej dritave shumë ngjyrshe e stolive të ndryshme.
Çdo skaj i rruges i stolisur, po me bënë të mendoj shumë!!
Në vitin e kaluar, Kryetari i Komunes së Prishtines, për pak ishte duke e lënë qytetin pa shkelqim për festa të fundvitit, sepse e qante hallin e familjeve skanmore. Më patë befasuar vendimi i tijë që më mirë t’i ndihmojë familjet skamnore që nuk kan ku të strehohen, se sa ta stolisin qytetin, më pelqej shumë. Për një moment pata menduar se je ” drita e vetme në një tunel të gjatë plot erresirë ” për qytetaret tu.
Ja erdhi fundi i vitit 2015, nuk ke çka sheh në qytet tjetër, veç drita, kablla të pshtjelluara pa fije kreativiteti, 60 mije euro ose me tepër shpenzime të kota. Kisha pas deshirë me e ditë, pse kur e more postin e kryetarit të Komunes, insistove në moslejim të investimëve të kota për stolisje të qytetit, ndersa tani e keni egzagjeru. A nuk kishe mundësi me e bo pak ma thjeshtë, duke mos shpenzuar aq shumë, edhe diçysh ska kuptim me i ” hanger ” fjalet e tua bre Shpend.
Në këtë vit, me iniciativen e një artisti me emrin Labinot, u strehuan disa që në këtë dimer nuk kishin ku te flinin, e juve qe premtuat po flini të qetë. Nejse ti e di më mirë, por nuk më pelqej. Paç shneten ti dhe shoket tu, e ata që ftofti po i mbytë dalëngadalë nuk po bëjm dert, bilez po bëjmë qejf duke pirë qaj ose verë në mes të ditave të shumta të sheshit, me moton ” Verë n’dimen ”