Lajmet e fundit
Arbër Vllahiu nuk e deshi përgjegjësinë për dështimet publike të presidentes

Arbër Vllahiu nuk e deshi përgjegjësinë për dështimet publike të presidentes

Personi kyç i angazhuar për krijimin e marrëdhënieve publike të presidentes së shtetit, Atifete Jahjaga, dhe këshillimin e saj në këtë fushë, Arbër Vllahiu, nuk do që t’i shohë më gazetat në zyrën e tij.

E as të pranojë bartjen e përgjegjësisë për dështimet e njëpasnjëshme të presidentes në paraqitjes e saj publike.

Për t’u liruar nga këto përgjegjësi, Vllahiu më 14 shtator të këtij viti ka dorëzuar dorëheqjen e tij, të aprovuar tashmë, nga pozita e zëdhënësit të presidentes, si dhe këshilltarit të saj për media.

Ai do të vazhdojë të mbesë shef i stafit të saj dhe këshilltar i lartë politik, por me disa kërkesa.

Përveç asaj që të mos i dorëzohet më shtypi ditor në zyrë, me arsyetimin se “është shpenzim koti”, siç ka treguar një burim brenda Presidencës, Vllahiu ka kërkuar po ashtu që të mos marrë pjesë në udhëtimet zyrtare të presidentes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.