Lajmet e fundit

Ardian Gjini: Nuk duhet leje për ta futur peticionin në Kuvend

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka arsyetuar veprimin e liderit të partisë Ramush Haradinaj, i cili sot këmbënguli dhe nuk i përfilli urdhrat e sigurimit për t’u futur në hollin e Kuvendit të Kosovës bashkë me peticionin. Gjini thotë se rregullorja e Kuvendit të Kosovës po shpjegohet mbrapsht nga ana e pushtetit.

Shkrimi i plotë i Ardian Gjinit në Facebook:

Rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës nuk është ndryshuar nga kjo legjislaturë.

Në rregulloren ekzistuese askund nuk shkruan se deputetët duhet të paraqesin kërkesë (kudoqoftë dhe para kujtdoqoftë) për t’i futur në ndërtesën e Kuvendit materialet e peticionit apo çfarëdo materiali tjetër të shkruar.

Tendenca për ta spjeguar mbrapsht rregulloren e punës është poaq e turpshme dhe absurde sa është edhe urdhëri për t’i penguar deputetët.

Po duket që vet pushteti nuk po tregon fare interes për çfarëdo dialogu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.