Ardian Gojani, shkencëtar kosovar që jeton dhe punon në Japoni, ka shkruar në profilin e vet në Facebook se kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të Cilësisë, Blerim Rexha, ka punime të botuara në revista të dyshimta, ndërsa rektori i ri i Universitetit të Gjakovës, Shaban Buza, është njëri nga nënshkruesit e peticionit për shkarkimin e rektorit të UP, Ramadan Zejnullahu.
Gojani, përmes postimit të tij, e shpreh dyshimin e tij për të ardhmen e arsimit në Kosovë, duke e quajtur atë të zymtë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Gojanit në Facebook:
“Dy shenime
1. Punimi i fundit i Kryetarit te Keshillit te Cilesise, Blerim Rexhes, sipas CV-se se tij (http://fiek.uni-pr.edu/…/CV-of-Blerim-Rexha-April-2014.pdf.…) eshte botuar nga European Scientific Journal, te cilen Jeffry Beall e quan grabitqare (fallce, sipas kosovareve), lexo: http://scholarlyoa.com/…/29/european-journals-added-to-list/
2. Rektori i UGJ-se nenshkruan kunder Rektorit te UP-se, perderisa ky i fundit eshte i vetmi shkollar kosovar me vlere gjate ketij shekulli qe ka pozite udheheqese.
dhe nje perfundim:
3. Ardhmeria e arsimit mbetet shume e zymte, gati-gati e pashprese” (sic.), ka shkruar Gojani.