Lajmet e fundit

Ardian Gola: Dhuna fizike nuk e dëmton më shumë Parlamentin, se sa përdhunimi procedurial

Sociologu Ardian Gola ka thënë se më shumë se dhuna fizike, Paralementin e dëmton “përdhunimi procedurial” që është bërë mjaft shpesh, raporton Gazeta Blic.

Ai ka paraqitur dy shëmbuj: Dialogun me Serbinë, ku thotë se Edita Tahiri ka nisur të dialogojë me Serbinë, pa e ditur se për çka, si dhe shembulli I dytë  për Qeverinë, lidhur me Gjukatën Speciale.

Ai ka thënë se Shoqeria Civile duhej të marshonte me ombrella të zeza, para se me të bardha.

Ja postimi i tij i plotë:

Dhuna fizike eshte me e irritueshme, por kjo nuk e demton jeten parlamentare dhe vet Parlamentin ma shume se sa perdhunimi procedural qe shume here i eshte bere pa perfshire ketu debatet improvizuese qe na e kane gerdite edhe demokracine parlamentare. Vec dy raste po ua perkujtoj: “dialogu teknik” kishte filluar me 8 Mars 2011, ndersa rezoluta qe do t’percaktonte qellimin, temat e pergjithshme dhe mbeshtetjen e ketij dialogu, jane miratuar me 10 mars 2011. Dmth Edita Tahiri ka fillu dialog me Serbine pa ditur qellimin e as per cka me bisedu e, c’eshte me e keqja, pa ditur nese populli (pra, permes Parlamentit) po don me bisedu. Se dyti, per Qeverine ‘jo’-ja kategorike e Parlamentit per Gjykaten speciale ne Qershor ishte e papranueshme (sic) gje qe rezultoi me riprocedim teresisht joprocedural te Gjykates speciale per rivotim Gusht pasi qe i siguruan votat per miratim.

Ajo cfare po shohim sot nuk duhet pare si dhune te izolar por me shume si reaksion ndaj instrumentalizimit dhe reduksionimit te vazhduesem qeveritar te Parlamentit, qe ka demtuar rende jeten parlamentare: e para shnderronte Parlamentin ne vegel qeveritare, e dyta e reduktonte jeten parlamentare ne numra votash. S’kam ndonje arsye per me e mohu qe eshte edhe lufte per pushtet, ama shume me me rendesi eshte qe i eshte dhene nje pretekst i forte pikerisht nga menyra se si ka funksionu Parlamenti. Ne demokraci ke ose debat ose dhune, ndonese ajo empirikisht na e ka deshmu se ato dine edhe me koekzistu. Por marrja parasysh e potencialitetit te dhunes, te cilen retorika dhe demagogjia e Pushtetit don me shty ne skutat e harreses, i ben mire pikerisht debatit demokratik dhe e parandalon vet dhunen. Ne te kunderten, shohim skena si te mbremshmet.

Para se shoqeria civile me dale me cadra t’bardha kunder dhunes fizike ne Parlament, do t’kishte qene e udhes qe me dale fillimisht me do cadra te zeza kur shkeleshin me dy kembe procedurat ne Parlament.

Dhuna vazhdon te mbetet prania potenciale me e fuqishme ne qenien tone, te cilen duhet perpjekur ta parandalojme para se ta denojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.