Pushteti/Qeveria po mendon se duke i pas numrat në Parlament dhe policinë në terren, mund të bëjë çfarë të dojë në dhe me Kosovën apo njerëzit e saj: t’u fal territor të tjerëve, të krijoj ndarje etnike përbrenda vendit, të shkelë dhe ndryshoj ligjet e Kushtetutën për ta përshtatur atë me marrëveshjet që bënë në Bruksel, etj, etj!
Nejse, edhe Millosheviqi në vitet e 90’ta e patë ndryshuar Kushtetutën me anë të “deputetëve” që nuk ja donin të mirën shumicës në Kosovë dhe përdorte forcën ndaj qytetarëve të Kosovës deri në luftë totale, duke tentuar që t’i nënshtroj ndaj urdhërave të tij!
Por, ku është sot Millosheviqi dhe pushteti i tij i numrave dhe i forcës?
Kështu që gjërat e mira vijnë ngadal dhe duhët pasur durim, pavarësisht nëse pushteti sillet në mënyrë arrogante ndaj atyre që s’pajtohen me të, i jep urdhëra policisë për t’i bastisur dhe arrestuar kundërshtarët politik, nxit dhe i shtynë prokurorët dhe gjykatësit që t’u montojn procese gjyqësore kundërshtarëve, përdor shërbimin sekret për t’i përgjuar dhe ndjekur qytetarët, kontrollon informacione përmes mediave që i paguan hapur apo fshehurazi për t’i fajsuar kundërshtarët e pushtetit për çdo gjë që është e keqe në vend!
Prandaj, “lufta” ndaj të keqes apo pushteteve të këqija dhe “telallve” të tyre mediatik edhe mund të zgjasë pak, por ajo do të fitohet nga ata që kërkojnë drejtësi, dinjitet, shtet të së drejtës, respektim të sovranitetit e shtetësisë dhe mbrojtje të territorit të tyre!
nga: Ardian Zejnaj