Lajmet e fundit

Ari ende nuk kontrollohet në tërësi në Kosovë

​Pasiguri gjatë blerjes së arit vazhdon të jetë një çështje brengosëse për qytetarët e Kosovës, pasi cilësia dhe tregtia e tij ka shumë pikëpyetje. Kjo për shkak se shitblerja e këtij materiali të çmuar nuk ka kontroll të duhur nga inspektorati i shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë janë mbi 500 dyqane që merren me shitjen e arit dhe argjendit. Nga këto biznese, 200 prej tyre shesin ari, ndërsa mbi 300 tjera janë dyqane argjendi.

Kryeinspektori shtetëror i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Lulzim Syla, tha për KosovaPress se nga janari e deri në muajin nëntor inspektorati ka bërë 97 inspektime në argjendari por nuk ka hasur në ndonjë parregullsi.

“Inspektorati ka për të detyrë të bëjë kontrolle tek argjendarët. Prej janarit deri në këtë kohë që jemi duke biseduar, janë bërë 97 vizita. Ekzistojnë dy laborator, një është në Prishtinë dhe një është në Prizren. Për një ditë ne si inspektorat kemi mundësi të verifikojmë pastërtinë e arit ose të argjendit 1 kilogramë deri në 1 kilogram e gjysmë. Kurse në Prizren është gjysmë kilogram në ditë. Mënyra është shumë e thjeshtë. Shkon inspektorati kontrollon,kërkon sasinë se sa ka sasi në argjendari dhe pronari e paraqet ose e gjen inspektorati 4 kilogram , 5, 6 kilogramë , varësisht 10 kilogramë edhe brenda një afati ai duhet me bërë pastërtinë e arit. Deri tani nuk kemi hasur në raporte të cilat na i kemi has në mall të falsifikuar. ”, tha Syla.

Isa Elshani, nga departamenti i metrologjisë në MTI, tha se punimet që nuk kanë vulën e metrologjisë, ai punim nuk garanton që ka cilësi sipas ligjit për metalet e çmuara. Ai tha për KosovaPress se qytetarët nuk kanë njohuri që ka laboratorë që bëjnë matjen e cilësisë së arit që e blejnë.

“Çdo punim që nuk ka vulën e metrologjisë, ai punim nuk garanton që ka cilësi sipas ligjit për metalet e çmuara. Nuk ka pasur raste që është gjetur ndonjë shmangie nga cilës. Konsumatorët duhet ta dinë që në momentin kur vendosin për me ble një punim nga metali i çmuar, duhet të kërkojnë ato punime që kanë vulën e metrologjisë së Kosovës….Vetëdija e qytetarëve ështëjo adekuate. Mungon një fushat vetëdisuese për qytetarët “, tha Elshani.

Ndërsa, zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavileci, tha se ka shumë raste të kontrabandës së arit. Sipas tij, kontrabanda e arit është shumë e lehtë.

“Kemi mjaft raste kur kemi kapur sasi të arit. Por duhet të kemi parasysh se ari është produkt shumë i lehtë i kontrabandueshëm pasi sasia e vogël ka vlerë të lartë”, tha Stavileci, përmes përgjigjeve elektronike.

Enver Pakashtica, kryetar i Shoqatës së Argjendarëve, tha për KosovPress se qytetar ët kanë mundësi të bëjnë verifikimin në çdo kohë të cilësisë së arit në laboratorët që janë në Kosovë.

“Në lokale ku janë të regjistruara lokalet që e kanë të regjistruar biznesin e vet, ari i falsifikuar nuk shitet…. Nëpër stacione të autobusëve nëpër oborre të spitaleve , fëmijë të ndryshëm marrin dhe i shesin ato në vend ari. Po unë si ai blerës, kushdo qoftë ai unë lakmoj me marr lirë edhe kështu mundem me has në fals. Edhe ata që e punojnë atë punë e ndjekin atë punë. Po falë Zotit që kemi arrit edhe argjendarët e dinë qysh kontrollohet ari se kemi laboratorë edhe ne si sektor privat kemi laboratorë për përcaktimin e cilësisë së artit . Të paktën unë e kontrolloj produktin temë që së pari e hedh në treg. Le të kontrollon klienti në Ministri të Tregtisë në departamentin e metrologjisë”, tha Pakashtica.

Sipas tij, janë mbi 520 dyqane janë që merren me tregtinë e arit dhe argjendit. Sipas Pakashticës, 200 lokale janë që shesin ari ndërsa mbi 300 shesin argjendtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.