Avokati Arianit Koci ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se raportet politike në mes të pozitës dhe opozitës, kurrë në historinë politike nuk janë zgjedhur me aparatin represiv shtetëror, e as me vendime gjyqësore.
Shënimi i plotë i Kocit:
Pozita, opozita dhe letargjia
Raportet politike në mes të pozitës dhe opozitës, kurrë në historinë politike nuk janë zgjedhur me aparatin represiv shtetëtor, e as me vendime gjyqësore.
Prandaj, të gjithë po e shohim që caktimi i paraburgimit për Donikën, Albinin dhe të tjerët nuk po ka efekt.
Vazhdimi i seancave pa opozitēn, nuk ka kuptim dhe nuk i ndihmon demokratizimit te vendit.
Arroganca e pushtetit dhe mungesa e ideve të opozitës pēr të arritur te ndryshimi, na ka sjellë pamjet e gērditshme që i kemi parë këto ditë.
Jemi në letargji dhe pa shpresë se vet mund ti zgjidhim problemet e akumuluara.
Sidoqoftê, mu mendimi se çdo problem madhor duhet të na i zgjedhin ndërkombëtaret pjesërisht na ka sjellë në këtë situatë.
Tash na duhen burrēshtetasit e vërtetē, që me dialog e zgjidhin këtë nyje gordiane.
Pozitë e opozitë, duhet lënë anash kalkulimet dhe inatet politike, se tash vërtetë po rrezikohet substanca shtetërore dhe e ardhmja e fëmijëve tane.