Lajmet e fundit

Arianit Koci: Unë, avokat i Slobodan Milošević-it?

Avokati, Arianit Koci duke folur për profesionin e ti, sqaron opinon e gjerë se do ti kishte pranuar ti mbronte përgjegjësit e dhunimeve dhe masakraveve në Kosovë si Gavrićin, Oliver Ivanovićin, Ljubiśa Dikovićin apo edhe vet Milloshevićin, madje këtë ai e thotë me bindje dhe pa pasur dilemë.

Koci një gjë të till e vlerëson edhe si akt patriotik.

Shkrimin e Arianit Kocit e gjeni më poshtë:

Unë, avokat i Slobodan Milošević-it? ” Une jam Irlandez, dhe ti je Gjerman. Çka na bën dyve amerikan? Kushtetua, si rregull e vetme që duhet respektuar”. Këtë i thotë avokati Donovan, agjentit të CIA-s, kur ky i fundit tenton ta regrutoj kundēr klientit të vet- kolonelit Abel- spiunit rus. Në këtë film të Spilbergut, ngjarja ndodh gjatë Luftēs së Ftohtë, ku një avokat amerikan angazhohet nga ana e shtetit amerikan, që ta mbroj spiunin rus – kolonelin Abel. Zyrtarët shetërorë e konsiderojnë mbrojtjen kualitative ligjore te spiunit rus, si akt patriotik. Ishte koha kur bota ishte në prag të Luftës Nukleare, dhe urrejtja ndaj komunistëve ne amerikë ishte ne kulminacion. Avokati Donovan, në kētë film – ngjarje e vërtetë – përkundër presioneve të shumta arrin që ta shpëtoj klientin e vet prej karrikês elektrike. Epike ishte biseda me gjyqtarin – po parafrazoj: ” spiuni rus është vetēm një patriot i cili e ka kryer punën e vet, me nder për shtetin e vet. Madje, ka qenë shumë i dinjitetshēm dhe trim. Përkundēr kērcënimeve me karrikë eleltrike, dhe joshjeve me para dhe liri, nuk e ka tradhtuar atdheun e vet. Ky veprim meriton respekt”. Koloneli Abel, nuk ekzekutohet dhe ndrrohet me pilotin amerikan Powers, i cili ishte në duar tē rusëve. Çka kishte ndodhë dhe cili do të ishte reagimi i opinionit, nëse unë si avokat do ta mbroja Gavrićin, Oliver Ivanovićin, Ljubiśa Dikovićin, përgjegjësit e dhunimeve dhe masakrave në Kosovë apo edhe vet Milośevićin? Nësë dikujt i intereson: nuk e kisha pasur as dilemën më të vogël. I kisha mbrojtë, me nderën dhe korrektësinë më të madhe profesionale. Nuk e kisha pasur lehtë, por jam i bindur që ky do të ishte akt patriotik. Barabarêsia para ligjit, është baza e shtetit demokratik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.