Lojtari i parë kosovar që veshi fanellën e kombëtares shqiptare, ishte portieri legjendar Arjan Beqaj.
Ai ka folur ekskluzivisht në Info Magazine në Klan Kosova, për arritjen historike të kombëtarës të cilës vet i takonte dikur.
“Është momenti kulmore i gjithë sportit shqiptar dhe jo vetëm i futbollit, këta çuna vërtet e meritojnë, kjo kombëtare e meriton plotësisht vendin në të cilin gjendet tani”, ka deklaruar Beqaj.
Ai ka thënë se ky grup i futbollistëve shqiptarë është më i miri i të gjitha kohërave.
“Për mua futbollist të mirë janë ata që kanë arritur objektivat, këta janë futbollistët më të mirë shqiptarë – duhet t’u jemi të gjithë mirënjohës këtyre çunave”, derisa, për Beqajn, meritorë për kualifikimin ishte i gjithë grupi, pa përjashtim.
“Ky ekip ka treguar gjithmonë se është forca e grupit që e mbanë, kjo është karakteristik e këtij ekipi”.
Beqaj tha se është herët të flitet për objektivat në Francë, por duke njohur lojtarët e skuadrës, ai është i bindur se ata edhe atje “do të bëjnë gjëra të mira”.
Kjo është intervista e plotë e Arjan Beqajt: