Një video që po qarkullon në rrjete sociale tregon përfundimisht se deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ishte ai që gjuajti me gotë kolegët e tij të opozitës, gjatë seancës ku këta të fundit sulmuan me vezë kryeministrin Isa Mustafa.
Mirëpo kjo video heq tashmë këto dilema. Në këndin e poshtëm (ana e majtë) shihet qartë se Zemaj gjuan gotën e qelqit në drejtim të opozitës e cila në ato momente gjuante me ve kryeministrin.
Fillimisht, se ka kryer një veprim të tillë, deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, e kishte akuzuar deputetin tjetër të LDK’së, Naser Osmanin.
Ndryshe, Mustafa gjatë kësaj seance ishte paraparë të raportonte para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për marrëveshjet e arritura në Bruksel bashkë me homologun e tij serb, Aleksandar Vucic.
http://www.dailymotion.com/video/x38r0h0_armend-zemaj-gjuan-me-gote_news