Lajmet e fundit

Arrestohen edhe tre protestues të dhunshëm të opozitës. Ja emrat e tyre (Foto)

Prokuroria e Shtetit është e vendosur që asnjë person që ka shkelë ligjin të mos amnistohet. Në vazhdën e arrestimeve të proteuseve të dhunshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes, por edhe të dy partive tjera opozitare, sonte janë arrestuar edhe tre aktivistë të tjerë.

Indeksonline mëson se të arrestuar janë Durim Haskaj dhe dy vëllezërit Enis dhe Egzon Osmanaj.

Te tre këta të arrestuar kanë marrë pjesë në protestën e dhunshme të së martës së kaluar në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj proteste në drejtim të policisë u hodhën gurë dhe mjete tjera të forta, por edhe u demolua një pjesë e Kuvendit.

Këta tre të arrestuar shihen edhe në pamjet televizive duke hedhur gurë të mëdhenj në drejtim të policisë dhe ndërtesës së Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.