Një ngjarje me elemente të veprës penale ‘vrasje në tentativë’ është iniciuar dhe proceduar dje në orët mbrëmjes . Rasti është raportuar në orën 16:15 të datës 26 dhjetor 2015, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën ‘Ahmet Selaci ’ në Vushtrri, njofton Policia e Kosovës.
Ngjarja fillimisht ishte raportuar për të shtëna me armë . Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se si pasoj e të shtënave nga arma e zjarrit që dyshohet të jetë përdor nga të dyshuarit, i plagosur kishte mbetur viktima A. H. 30 vjeçar, të cilit ndihma e parë i është dhënë në QKMF të Vushtrrisë, ku më pas është transferuar për në QKUK.
Policia në vendngjarje si prova materiale nga ana Krim-teknikës gjejnë njolla gjaku si dhe tri gëzhoja të kalibrit të vogël.
Në bazë të të dhënave të para të siguruara nga ana e dëshmitarëve Policia ka identifikuar identitetin e tre personave të dyshuar, ku menjëherë ishin vënë në kërkim të tyre, ndërsa në orën 21:00, policia ka arrestuar tre personat e dyshuar XH. S. 51 vjeçar, F. S. 23 vjeçar, N. S. 27 vjeçar, arrestimi tyre u bë në njërin nga fshatrat e Mitrovicës, tek personat e dyshuar policia ka konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur ne vepër penale.
Nga hetimet e para, bazuar në deklaratat e siguruara, dyshohet që veprës penale i ka paraprirë një zënkë e më hershme në mes të dyshuarve dhe viktimës.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të ngjarjes sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet si vepër penale ‘ vrasje në tentativë’.