Një 54 vjeçar është arrestuar sot në Mitrovicë, pasi që dyshohet se e ka sulmuar një 46 vjeçarin F.Z. me thikë në fshatin Zijaq.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se të dyshuarit H.P. i është caktuar masa e ndalimit policor.
“54 vjeçar i H.P , është arrestuar në cilësi të dyshuarit, pasi që i njëjti kishte sulmuar më thikë viktimën F.Z. 46 vjeçar, i cili po kurohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në një fshat të Mitrovicës, ku nga hetimet preliminare dyshohet se kësaj ngjarje t’i ketë paraprirë një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit”, tha Zahiti për veri.info.