Lajmet e fundit

Arrestohet aktivisti i VV-së, Shkëlqim Morina

Para pak minutash Policia e Kosovës, ka arrestuar aktivistin Shkëlqim Morina, teksa po shkonte në punën e tij, njofton Lëvizja Vetëvendosje, raporton Indeksonline.

“Edhe një kidnapim i ri i aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s të cilëve Policia asnjëherë nuk ju tregon se pse po arrestohen dhe ku po i dërgojnë”, thuhet në reagimin e VV-së.

“Kjo sjellje e pushtetit është e patolerueshme. Isa Mustafa është në krizë të legjitimitetit për shkak të vendimeve jopopullore të tij. Këtë krizë ai po mundohet ta zgjidhë përmes dhunës policore. Por shndërrimi i vendit në shtet policor vetëm sa do ta përshpejtojë rënien e pushtetit”, thuhet në fund të reagimit të VV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.