Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e sotme drejtoreshën për regjistrim civil në veriun e Mitrovicës.
Policia në Mitrovicë ka thënë se Sllavica Generalloviq , shtetase e Kosovës me përkatësi serbe është arrestuar nga njësia e Autokrimeve rajonale në bazën e dyshimeve se e njëjta ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar si dhe e njëjta dyshohet të ketë pranuar aplikacione për regjistrime të falsifikuara për qytetarët që nuk figurojnë të regjistruar në librat amzë si shtetas të Kosovës
Ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit policor.