Është arrestuar një i dyshuar për tentativë për vrasjen e kryetares së Komunës së Gjakovës,Mimoza Kusari-Lila. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se ështëarrestuar një person lidhur me rastin në fjalë.
Kusari-Lila ka deklaruar për mediat se dikush në Kosovë ka porsoritur vrasjen e saj, dhe aktin e vrasjes, sipas saj, do ta kryente dikush nga Shqipëria.
“Policia e Kosovës dhe Shqipërisë, kanë përcjellur tek unë lajmin që jam cak i një sulmi. Hetimet kanë nxjerrë që ka qenë një sulm i porositur tek ata që kryejnë këto punë”, ka thënë ajo. /albeu.com/