Lajmet e fundit

Arrestohet i moshuari, abuzonte prej një muaji me dy djem 15-vjeçarë

Një i moshuar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit për abuzim me dy djem të mitur. 76-vjeçari Hazer Duraku u arrestua në kushtet e flagrancës pasi u zbardh se prej një muaji kryente marrëdhënie homoseksuale kundër dëshirës së tyre me dy të mitur, që mesa duket ishin edhe të pamundur për të kërkuar ndihmë për shkak të nevojave të tyre të veçanta.

E.D., 15 vjeç, dhe R.G., gjithashtu 15 vjeçar, që të dy me banim në Tiranë, janë abuzuar sistematikisht deri dje, kur policia arrestoi Hazer Durakun. Plaku 76-vjeçar, tani është nën akuzë për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, vepër penale që dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

/ Shekulli Online /

Leave a Reply

Your email address will not be published.