Forcat e Policisë së Delvinës kanë sekuestruar një sasi prej 15 kg marijuanë në furgonin e linjës Gjirokastër-Delvinë, ndërsa është prangosur një 22-vjeçar. Bëhet fjalë për bariun David Ismaili nga fshati Bakaj i këtij rrethi.
Sipas policisë, bariu 22-vjeçar udhëtonte i vetëm, ndërsa e transportonte lëndën narkotike në tre bidonë qumështi. Mësohet se destinacioni i drogës ishte Greqia, raporton bw.
Po dje, tre vëllezër nga fshati Malaj i Mirditës kanë përfunduar në pranga, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3.5 kg hashash.
34-vjeçari Arben Deda, 31-vjeçari Ilir Deda si dhe 28-vjeçari Paulin Deda akuzohen për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.