Lajmet e fundit

Arrestohet një shqiptar që trafikonte klandestinë në Belgjikë

Autoritet në Belgjikë kanë arrestuar një shqiptar që dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore.
Pas ndalimit të furgonit të tij, policia belge ka gjetur 7 persona të fshehur në furgonin e tij, transmeton KosovaNews.
Fugroni është ndaluar në afërsi të qytetit Duinkerke, afër kufirit francez në jug të Belgjikes.
Pasi janë marrë në pyetje klandestinët shqiptarë, policia belge ka arrestuar edhe shoferin e furgoni, i cili do të përgjigjet para drejtësisë.
Incidenti është regjistruar menjëherë pas lajmit të publikuar në të përditshmen franceze ‘Le Figaro’, ku flitej për bandat kriminale shqiptare që drejtojnë trafikun e emingrantëve nëpër vendet e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.