Mëngjesin e së martës, policia australiane ka arrestuar një nxënës derisa shkonte në shkollën e tij “Arthur Philip”, për disa komente në rrjetin social Facebook në lidhje me vrasjen e një adoleshenti që paraprakisht kishte vrarë një polic.
Disa të rinj austalianë pretendojnë se ai është arrestuar për shkak se ka përdorur telefonin e tij për të incizuar policinë, që ishin përpara gjimnazit pas të shtënave të së premtes përpara stacionit të policisë, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, policia ka thënë se djaloshi është marrë nga policia për shkak të mesazheve të tij në rrjetet sociale. Nxënësi ka bërë një numër të madh mesazhesh dhe komentesh që nga pasditja e së premtes.
Mediat australiane raportojnë se nxënësi ka lavdëruar adoleshentin e vrarë, duke thënë se ai ka bërë punë të mirë kur ka shtënë ndaj policit, duke shkruar se “polica duhet të digjen në fer