Polici anglez, Simon Salway është dënuar me 3 vite burgim me akuzën që ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshmitaret, të cilat ai është dashur t’i mbronte.
39 vjeçari, i cili është i martuar, ka pasur tri afera dashurie me dëshmitaret e tij. Ai ka lënë shtatzanë njërën nga të dëshmitaret, me të cilën ka pasur lidhje 2 muajshe pasi kjo e fundit ishte kërcënuar nga ish i dashuri i saj. Fëmija i tyre u lind në maj të 2008-tës, transmeton ORAinfo.
Salway, gjithashtu ka performuar akte seksuale me një viktimë të dhunës në vitin 2011. Ata kishin bërë seks në një kthinë të burgut. Po atë vit, ai kishte shkëmbyer 1,500 mesazhe me një vajzë që ishte e përndjekur nga ish i dashuri.