Lajmet e fundit

Arrestohet shoku i ngushtë i Hashim Thaçit

Njëri nga të arrestuarit e djeshëm, punonjës të Postës së Kosovës, është Gazmend Isufi nga Drenasi, Drejtor i Kontrollit të Brendshëm në Postën e Kosovës. Isufi del të jetë mik i hershëm dhe i ngushtë i Zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Madje Gazeta Rilindja shkruan se Gazmend Isufi ishte punësuar në këtë pozitë nga vet Thaçi ,për të cilin ai kishte tentuar të vidhte vota në zgjedhjet e fundit në Drenas.

Isufi (1977), dyshohet se ka kërkuar para në vlerë 5.000 euro për punësimin e një personi, ndërsa sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga Policia e Kosovës, duke përfshirë edhe intervistimin e disa dëshmitarëve, i dyshuari i lartcekur G. I. me qëllim të punësimit kishte pranuar para në vlerë mbi 12.700 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.