Lajmet e fundit

Arrestohet vrasësi i shoferit të ish-Kryetarit

Sot në orët e hershme të mëngjesit është vënë nën pranga i dyshuari për vrasjen e ditës së djeshme në fshatin Reçic e vogël, ku për pasojë mbeti i vdekur shoferi i ish kryetarit të komunës së Tetovës Sadri Bexheti, 43 vjeçari Hasmir Hasani.

Xhafer Osmani, i dyshuari për vrasjen e Hasmir Hasanit, është arrestuar sot në mëngjes, një shtëpi në fshatin Tearcë nga dy policë të SPB-së së Tetovës. Gjatë arrestimit, personi në fjalë ka bërë rezistencë duke nxjerr pistoletën për të gjuajtur në drejtim të policëve.

Dy policët e SPB-së së Tetovës kanë reaguar shpejtë dhe e kanë shtrirë për tokë të dyshuarin. Xhafer Osmani, që dyshohet të jetë kryerësi i vrasjes së mbrëmshme, tanimë ndodhet në paraburgim dhe ndaj tij do ngritët akt akuza adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published.