Policia italiane ka vënë në pranga shqiptarin Jasin Sulo, 30 vjeç,pasi pasditen e 30 dhjetorit vrau bashkëkombësin e tij 26 vjeçar, Ermal Abdushi.
Ngjarja ndodhi në Varese të Italisë në banesën e Sulos, ku ky i fundit e qëllo me një plumb në gojë 26-vjeçarin. Abdushi u transportua menjëherë në një spital të zonës Tradete në Vareze nga disa të njohur, por ishte vonë.
Sipas policisë, njerëzit që e kishin shoqëruar në spital, e kishin lënë aty dhe ishin larguar me nxitim. Karabinierët e Vareses po punojnë për të vërtetuar nëse i riu është vrarë aksidentalisht apo me qëllim.