Lajmet e fundit

Arrihet marrëveshja BE –Turqi, BE-ja ofron 3 milardë euro ndihmë Turqisë

Suksesi i ndalimit të fluksin të emigrantëve në Bashkimi Europian lidhet drepërdrejt me angazhimin e Turqisë për t’i mbajtur refugjatët në territorin e saj Është për këtë arsye, që  28 liderët e Bashkimi Europian pa humbur kohë kanë arritur në orët e para të mëngjesit  marrëveshjen me Turqinë. Sipas Komisionit Europian, për këtë qëllim, Turqisë do t’i akordohen më shumë se 1 miliard ndihmë financiare, por sipas shteteve anëtare kjo ndihmë mund të arrijnë deri në 3 miliard euro. Në shkëmbim të ndalimit të kalimit të refugjatëve në territorin europian, Turqisë i premtohet përshpejtimi i liberalizimit të vizave dhe përshpejtimi i anëtarësimit. Lidhur me këtë të fundit, disa liderë europianë kanë bërë të qartë, që në fund të proçesit të negociatave do të shtrohet pyetja nëse Turqia mund të anëtarësohen në BE.

Jean Claude, Juncker, Presidenti i Komisionit Europian: Plani i aksionit me Turqinë që aprovuam ka dy objektiva. Së pari, përforcimin e masave që refugjatët sirianë, irakenë apo nga zona të tjera të rrijnë në Turqi. Së dyti, ky plak aksioni duhet të sigurojë ndalimin e kalimit të refugjatëtë nga Turqia në Bashkimin Europian. Ndihma financiare që ne do t’i ofrojmë Turqisë për këtë plan aksioni është ende në diskutim, por do të kristalizohet në ditët në vijim.

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë: Ky plan kasioni lejon që nga njëra anë Turqia t’i përmbahet angazhimit të saj për trajtimin e refugjhatëve në territorin e saj dhe nga ana tjetër, ne deklarojmë që jemi të gatshëm të ndajmë kostot e kësaj krize me Turqinë, e cila ka mbajtur tashmë peshën dhe përgjegjësinë për pritjen e më shumë se 2 milion refugjatëve në territorin e saj.

François Hollande, Presidenti i Francës: Ne kemi insistuar që liberalizimi i vizave për Turqinë të bëhet mbi baza shumë preçiza dhe të kontrolluara. Kemi nënvizuar, se nuk mund të ketë paqartësi apo pikëpyetje gjatë këtij proçesi të liberalizimit të vizave. Nuk mund të lejojmë që ky proçes liberalizimi të na çojë te ardhja e personave nga Turqia, identiteti i të cilëve nuk mund të jetë  i qartë.

Vendimi tjetër i liderëve europianë ka të bëjë me forcimin me personel dhe asistencë financiare e agjensisë Frontex për ndalimin dhe kthimin mbrapsht të emigrantëve. Aktualisht 1 në çdo 4 emigrantë kthehet mbrapsht. Bashkimi Europian synon të krijojë gjithashtu rojet e përbashkëta kufitare.

Donald Tusk, Presidenti i Këshillit të Ministrave të BE-së: Së dyti, ne ramë dakort për sistemin e menaxhimit të kufinjve të Bashkimit Europian, që duhet të shkojë përtej mandatit të FRONTEX. Qëllimi ynë është që të lejojmë FRONTEX  që të marrë inisiativën të kthejë mbrapsht emigrantë të paligjshëm, duke fuqizuar mbrojtjen e kufinjve të jashtëm. Shtetet anëtare do të dërgojnë qindra roje kufitare në shërbim të FRONTEX për të përfocuar qendrat e regjistrimit të emigratnëve në Itali dhe Greqi të njohura si hotspots.
Rojet e përbashkëta kufitare nga disa shtete anëtare shihen si një fillim i ushtrisë europiane. Burime të partisë popullore europiane, kanë bërë të ditur, se nëse Kryeministri grek Aleksis Tsipras kundërshton vendosjen e rojeve kufitare në Greqi, atëherë një nga opsionet është që ato të vendosen në kufirin pas Greqisë, që përkon me kufirin e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Mbetet për t’u parë nëse BE-së do t’i duhet të përdorë këtë opsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.