Trajneri i Arsenalit të Londrës, Arsène Wenger, në një intervistë për mediat britanike, foli për deshirën e tij të madhe gjatë merkatos të kësaj vere e që ka emrin, Luis Suárez. “Ne duam të firmosim me Luis Suarez, jemi duke punuar në këtë aspekt dhe jo vetem për atë por edhe për disa emra tjerë që mëndojë se mundë të ishin të dobishëm për skuadrën time. Unë mendojë që negociatat për Suárez janë duke u zhvilluar në mënyrë e duhur dhe është në dorën e Liverpool se a dëshirojn ta shesin atë apo ta mbajnë në skuadër, ne do të luftojm deri në fund që Luis Suárez ta kemi në skuadër” përfundoi, Arsène Wenger.