Ambasadorja gjermane Angelika Viets, e ka kritikuar nivelin e arsimit në Kosovë duke i numëruar faktorët që e kanë degraduar sistemin e arsimit në Kosovë.
Ajo është shprehur e befasuar me numrin e madh të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë krahasuar me kapacitetin akademik dhe ekonomik të vendit.
Viets e ka bërë të qartë se nëse Kosova dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Europian duhet të synojë cilësinë e njëjtë të arsimit që ofrohet në Europë.
“Kosova duhet të ndërtojë një strategji të arsimit në përgjithësi që është e përshtatshme me mjedisin social dhe ekonomik. Veçanërisht në fushën e arsimit të lartë, ku duhet të ofrohen studime cilësore e jo thjesht diploma”, ka thënë Viets .