Kur refugjatja siriane Lina Mahameed ka parë përmes televizonit lajmet mbi sulmet në Paris, ajo e kuptoi që historia e saj pasqyrohet mbi brutalitet.
Artistja 41-vjeçar për nder të viktimave në Paris ka portretizuar disa nga 130 njerëzit e vrarë në sulmet e 13 nëntor në kryeqytetin francez, për të cilat sulme përgjegjësine e morri Shteti Islamik, transmeton Gazeta Blic.
Mohammed tha se edhe ajo vetë kishte rënë viktimë e të njëjtit fanatizëm që vrau djalin e saj Yasser 16-vjeçar në fillim të luftës civile në Siri.
“Unë e kam ndjerë dhembjen e njerëzve që kanë humbur të afërit e tyrë në sulmet e Parisit,” tha ajo e cila tash jeton në Jordani.
“Unë e kam ndjerë dhembjen që çdo nënë ndjen kur ajo humbet dikë në një akt të tillë kriminal,” tha Mahameed. “Tragjedia e tyre është e njejtë sikurse tragjedia jonë.”
Mahameed gjeti fotot e viktimave në internet, dhe për nder të tyre ka filluar t’i vizatojë, transmeton Gazeta Blic.
Ajo punon në apartamentin e saj Aman, ku muret janë të mbuluara me pikturat e bukurisë dhe fatkeqësisë. Ajo ka punuar edhe portretin e djalit të saj të vrarë.
Djali i saj është vrarë nga një snajperist në vitin 2012, pasi qeveria siriane kishte filluar luftën civile në qytetin jugor të Deraa, qytet në të cilin është filloi kryengritja kundër presidentit sirian Bashar al-Assad.
“Në jemi martirë, ata që humbën jetën në Paris janë martirë,” tha ajo.
Ajo ishte inkurajuar të pikturonte nga babai i saj i cili me profesion ishte arkitekt, ndërsa në moshen 14 vjecare ajo kishte hapur ekspozitën e parë në Siri dhe në Emiratet e Bashkuara Araba, por karrieren prej piktore e kishte ndaluar sapo ishte martuar, transmeton Gazeta Blic.
Pas vdekjes së djalit të saj, ata kanë kaluar shumë kohë duke udhëtuar nëpër vende të ndryshme, në mënyrë që të largohen nga lufta në Siri.
“Për djalin tim ata thanë që ishte një terrorist, dhe jo martir,” shprehet ajo.
Ajo fillimisht u largua në Egjipt, ku jetuan për tetë muaj, ndërsa më pas është divorcuar edhe nga burri i saj. Në gusht të vitit 2013 ajo shkoi në Aman, së bashku me 16-vjeçare Ronza dhe djemtë e saj Usames 9-vjeç dhe Rayan 6-vjeç, transmeton Gazeta Blic.
Ajo shpreson që të largohet edhe nga Jordania sepse aty nuk ka mundësi të gjejë punë për të mbajtur gjallë familjen e saj.
Përmes tragjedisë së saj, arti ka mbijetuar. Ajo beson se arti i saj mund të largojë imazhet e errëta që kanë përjetuar fëmijët sirianë, të cilët tashmë mbushin fletoret e tyre me skenat e luftës.
“Në kemi nevojë për psikologë që të largojmë këto imazhe të errëta,” tha ajo.